LAJMI I FUNDIT:

Vrau babanë, asnjë pendesë e autorit të krimit në familje në Greshicë të Mallakastrës

Vrau babanë, asnjë pendesë e autorit të krimit në familje në Greshicë të Mallakastrës

37-vjeçari Mariglen Muhametaj, që vrau babanë e tij në Greshicë të Mallakastrës, nuk ka treguar shenja pendese.

Top Channel mëson nga Policia e Ballshit, ku ka qëndruar për pak kohë Mariglen Muhametaj, se gjatë qëndrimit për pak kohë në qeli, ai nuk ka shfaqur shenja pendese.

Autori madje ka ri-prezantuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme.


Muhametaj nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit të tij, gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.

Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Greshnicë në të Mallakastrës ku burime për Top Channel, bëjnë me dije se Mariglen Muhametaj vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilat ishte kuruar edhe më parë.

Në një konflikt me të atin në banesën ku jetonin, 37-vjeçari nuk arriti të përmbahej dhe e goditi 73-vjeçarin me sende të forta në kokë. Si pasojë e dëmeve të marra Qemal Muhametaj, ndërroi jetë ndërsa autori u arratis menjëherë nga vendngjarja.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori