Replika e kundër replika nga distancë ka pasur mes deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami dhe analistit Imer Mushkolaj.
Një postim i deputetes së LDK-së në Facebook për vajosjet në Gllogjan ka nxitur reagimin e analistit i cili u pasua nga kundër reagimi i deputetes opozitare.
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami përmes një shënimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e saj që institucionet shtetërore nuk po munden të zbardhin rastin e vrasjes së tre personave në Deçan.
“Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët”, ka shkruar Mushkolaj.
“Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç. 2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur”, kishte reaguar Mushkolaj.
Nuk kishte vonuar shumë dhe kishte ardhur replika e Bajramit.
Bajrami në reagimin e saj ndaj Mushkolajt ka thënë se është për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë bërë në të gjitha kohërat.
“z. Mushkolaj, unë s’kam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur.
Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove.
Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku. Drejtësia po e kryen punën e saj.
Si në kohën time, si në kohën tënde, si në kohën e Qeverisë së tanishme, krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët të dënohen.
Për secilin krim kurdo e kudo që ndodhë do të kërkoj të zbardhet. Sikurse edhe krimi në Gllogjan të Deçanit”, ka shkruar Bajrami.
Mushkolaj ka bërë kundër replikë, duke i kujtuar bajramit se vjedhja e 2 milionë eurove ka ndodhur në kohën kur kjo ishte ministër, derisa thotë se gjithmonë ka folur për vrasjet e pasluftës, derisa sipas tij “dikush këto vrasje i ka përdorur edhe për fushata elektorale”.
“Zonja Bajrami, se çfarë ka ndodhur dhe ç’po ndodh me procesin e 2.1 milionë eurove e di shumë mirë. Skandali ka ndodhur gjatë qeverisjes tuaj. Qytetarët presin që paratë e vjedhura të kthehen në buxhet deri në centin e fundit. Sa për vrasjet në Kosovë, që nga përfundimi i luftës deri tash, jam ndër ata që vazhdimisht, publikisht jam angazhuar për zbardhjen e tyre. Për fat të keq, ato vrasje dikush i ka përdorur edhe për fushata elektorale. Besoj e dini për kë e kam fjalën”, ka shkruar tutje Mushkolaj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre