LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë, ngritët aktakuzë ndaj një personi në Prizren

Vrasje në tentativë, ngritët aktakuzë ndaj një personi në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, me datë 17 mars të këtij viti, rreth orës 00:30 minuta në Prizren, në lagjen “Kurillë”, i pandehuri pas një mosmarrëveshjeje paraprake tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.G., në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij të markës “Audi”, del prej automjetit dhe fjaloset me Q.G., dhe pas përleshjes me të, e nxjerrë pistoletën e markës ,”Petro Beretta” e kalibrit 7.65 mm., dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të të dëmtuarit Q.G., duke i shkaktuar lëndime e plagë nga arma e zjarrit.

Sipas prokurorisë, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose  posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.


“I pandehuri gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar  Gjykatës që të vazhdohet kjo masë dhe i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori