Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti dyshohet për vrasje në tentativë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari për shkaqe ende të panjohura e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar.


Viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në emergjencën e Podujevës dhe më pas është dërguar në QKUK.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/