LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë në Podujevë

Vrasje në tentativë në Podujevë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 20:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenjë hidhërimi me një rast të mëhershëm”, thuhet në raport.


Nuk raportohet për të lënduar.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/