Kur mendojmë për ishujt në Tajlandë, ajo që na bie në mendje janë imazhet e plazheve ekzotike, bimësisë së harlisur dhe ujit të pastër si kristali.

Një nga pikat e nxehta turistike në botë, Tajlanda është bërë një destinacion i popullarizuar.


Por jo të gjithë ishujt Thai janë njëlloj. Në veçanti, Koh Tao, u quajt “ishulli i vdekjes” i Tajlandës për një arsye shumë të errët.

Vitet e fundit, shumë turistë kanë paguar çmimin përfundimtar për të vizituar ishullin  – ata kanë humbur jetën e tyre.

Ne po ju japim vetëm një liste të shkurtër të turistëve që kanë gjetur vdekjen në këtë ishull.

Por çfarë mund të shkojë keq në parajsë? Shikoni fotot për ta zbuluar.

na 5b9a7bad9155b Bernd Grotsch, 2018 -Trupi i turistit gjerman Bernd Grotsch u gjet në xhungël. Ai dyshohet se vdiq nga pickimi i një gjarpri.

Elise Dallemagne, 2017 - Në vitin 2017, 30-vjeçarja, Elise Dallemagne nga Belgjika u gjet e vdekur në ishull. Trupi i saj u gjet gjysmë i ngrënë nga hardhucat. Hetimi policor konkludoi se ishte vetëvrasje.

na 5d47f3426b15d Valentina Novozhyonova, 2017 - Rusja Valentina Novozhyonova, 23 vjeç, u zhduk nga bujtina, duke lënë pas gjërat e saj. Thuhet se shkoi për zhytje. Policia beson se ajo u mbyt në det.

na 5d47f2c9b7883 Luke Miller, 2016 - BritanikU Luke Miller, 26 vjeç, u gjet i vdekur në një pishinë në Bar Sunset në Sairee Beach. Hetimi arriti në përfundimin se ai nuk ishte vrarë, por familja e tij beson ndryshe.

na 5d47f2bba7283 Dimitri Povse, 2015 - Trupi i Dimitri Povse u gjet i varur në dhomën e tij në ditën e Vitit të Ri. Policia tha se është vetëvrasje, edhe pse turisti francez u gjet me duart e lidhura pas shpinës.

na 5d47f2d1629d2 Nick Pearson, 2014 - Turisti 25-vjeçar britanik u gjet në det. Policia dyshoi se ai kishte rënë nga një lartësi prej 15 m dhe aksidentalisht ishte mbytur.

na 5d47f34af27d7 Hannah Witheridge dhe David Miller, 2014 - Ky rast tërhoqi vëmendjen e medieve në të gjithë botën. Britanikja Hannah Witheridge, 23 vjeç dhe i dashuri i saj David Miller, 24 vjeç, u gjetën të vdekur. Ata u vranë brutalisht në Sairee Beach në shtator 2014.

na 5d481c2943299

/TCH/