LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e dyfishtë në Gjevgjeli, ndalohet një person

Vrasje e dyfishtë në Gjevgjeli, ndalohet një person

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Gjevgjeli, njoftojnë nga MPB.

Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari V.G. nga Gjevgjelia dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe nusen e vllaut T.G. (62).

Nga SPB Strumicë njoftojnë se mbrëmë rreth orës 19:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar V.G. i cili para se të hynte në një shtëpi në Gjevgjeli, ka qëlluar me armë në drejtim të vëllait dhe nuses së vëllait të tij, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i urgjencës nga Gjevgjelia, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli dhe i është marrë arma me të cilën ka kryer vrasjen.

Prokurori publik dhe ekipi inspektues i policisë së Gjevgjelisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/