Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Para pak minutash, në qendër të qytetit prane Kinemasë, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e krimit.

Ende nuk ka detaje mbi identitetin e viktimës apo autorin e ngjarjes.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet paraprake, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Autorët dyshohet se janë dy persona që po lëviznin me motor të zi.