Grupi mercenarë rusë, Wagner rekrutoi dhjetëra mijëra të burgosur, duke përfshirë vrasës dhe abuzues seksual për të luftuar në Ukrainë.
Shumë besohet se kanë vdekur në shtetin ukrainas, por ata që mbijetuan gjashtë muaj duke luftuar në radhët e Wagnerit kanë fituar falje presidenciale dhe tani po kthehen në vendlindjet e tyre.
Mirëpo, këtu fillon problemi për banorët e atyre vendeve, të cilët tani kanë frikë për jetën e tyre, transmeton Telegrafi.
Anëtarët e grupit famëkeq tashmë janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve të reja pas kthimit të tyre në Rusi.
Të hënën, një nga të burgosurit e falur vrau 38-vjeçarin Soslan Valiyev në Tskhinvali, kryeqyteti i Osetisë së Jugut.
Tsugri, siç e thërrisnin të gjithë në qytet, kishte vështirësi në zhvillim, raporton theguardian.
“Për aq kohë sa e mbajë në mend Tskhinvalin, Tsugri ishte gjithmonë aty, duke përshëndetur me buzëqeshje veturat që hynin në qytet”, tha gazetari Alik Puhati, i cili është me origjinë nga Osetia e Jugut.
Murder, alcohol and prostitutes: Wagner convicts pardoned by Putin return to terrorise home towns https://t.co/gbhlP13zd4
— The Guardian (@guardian) April 22, 2023
“Të gjithë në komunitetin tonë të ngushtë e donin atë. Ai ishte një mysafir i mirëpritur në dasma dhe darka. Njerëzit me të vërtetë kujdeseshin për të”, shtoi ai.
Megjithatë, të hënën në mbrëmje, lajmi se Tsugri u vra, bëri jehonë nëpër qytet. Një video rrëqethëse e publikuar në Telegram shfaqte një burrë që e ndiqte dhe e shkelmonte Tsugrin disa momente para se ta therte me thikë për vdekje.
“Të gjithë janë në shok… njerëzit pyesin: “Si mund të ndodhë kjo?”, pyet Puhati. Autoritetet lokale njoftuan në orët e para të ditës pasuese se kishin arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e Tsugrit. I dyshuari për vrasjen është Georgy Siukaev, vrasës i dënuar që rekrutoi të burgosur për Wagnerin.
Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar për meritat e tyre gjatë kohës së luftës. Lirimi i tyre ka nxitur frikën se ish-kriminelët do të vazhdojnë të kryejnë krime të reja dhe frika po rritet vetëm me një seri krimesh të dhunshme të kryera nga ish-mercenarët e Wagnerit.
Prigozhin tha se Siukayev në fakt mbronte kalimtarët që ishin ngacmuar. Megjithatë, Anatoly Bibilov, ish-presidenti i Osetisë së Jugut, hodhi poshtë deklaratën e Prigozhinit. Bibilov pretendon se Tsugri ishte “një djalë i sjellshëm dhe i padëmshëm, të cilin të gjithë, me përjashtime të rralla, e donin”.
“Të gjithë janë në shok… njerëzit pyesin: “Si mund të ndodhë kjo?”, pyet Puhati. Autoritetet lokale njoftuan në orët e para të ditës pasuese se kishin arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e Tsugrit. I dyshuari për vrasjen është Georgy Siukaev, vrasës i dënuar që rekrutoi të burgosur për Wagnerin.
Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar për meritat e tyre gjatë kohës së luftës. Lirimi i tyre ka nxitur frikën se ish-kriminelët do të vazhdojnë të kryejnë krime të reja dhe frika po rritet vetëm me një seri krimesh të dhunshme të kryera nga ish-mercenarët e Wagnerit.
Prigozhin tha se Siukayev në fakt mbronte kalimtarët që ishin ngacmuar. Megjithatë, Anatoly Bibilov, ish-presidenti i Osetisë së Jugut, hodhi poshtë deklaratën e Prigozhinit. Bibilov pretendon se Tsugri ishte “një djalë i sjellshëm dhe i padëmshëm, të cilin të gjithë, me përjashtime të rralla, e donin”.
Një ish-pjesëtar i Wagnerit mbyti me sëpatë një grua të moshuar
Vrasja e Tsugrit nuk ishte e para për të cilën dyshohej se e kreu një ish-pjesëtar i Wagnerit. Në fund të marsit, një pensionist 85-vjeçar u vra në shtëpi në një qytet në Kirovska Oblast. Autori u identifikua si 28-vjeçari Ivan Rosomakin, i cili u dënua me 10 vjet burg për vrasje në vitin 2020. Ai gjithashtu u rekrutua nga Prigozhin dhe së fundi u kthye në vendlindjen pas luftimeve në Ukrainë.
Lajmi për kthimin e shqetësoi thellësisht komunitetin lokal prej disa qindra njerëzve dhe dërgoi në një mbledhje të bashkisë, e cila u filmua nga një kanal televiziv lokal. Gjatë takimit, shefi i policisë, Vadim Varankin premtoi se “ngatërrestari problematik” Rosomakin do të nxirrej jashtë qytetit më 28 mars.
Vetëm një ditë më vonë, Rosomakin hyri në shtëpinë prej druri të gruas 85-vjeçare dhe e vrau me sëpatë.
“Shteti dhe personalisht Putini dhe Prigozhin janë fajtorë për vdekjen e saj dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për të. Lëshuan një bastard të sëmurë në shoqëri”, beson i afërmi i plakës së vrarë. I afërmi, si dhe anëtarët e tjerë të familjes të kontaktuar nga Observer, thanë se i frikësohen hakmarrjes së shtetit nëse flasin kundër Wagner.
“Policia duhet t’ju trajtojë me respekt”
Në fillim të këtij viti, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që e bënte vepër penale të kritikosh publikisht luftëtarët e Wagnerit ose të publikosh raporte negative për ta. Menjëherë pas kësaj, aktivisti rus, i cili zbuloi detajet e varrimit të mercenarëve të Wagnerit të vrarë në Ukrainë, u largua nga vendi.
Prigozhin u dha garanci ish-të dënuarve që kishin marrë pjesë në luftës e Ukrainë se do t’i ndihmonte nëse do të kishin probleme me policinë.
“Policia duhet t’ju trajtojë me respekt. Nëse janë të paarsyeshme… Unë do t’i kontaktojë vetë dhe do t’i zgjidh gjërat me guvernatorët e kështu me radhë. Ne do të gjejmë një zgjidhje”, tha së fundmi Prigozhin para një grupi ish të burgosurish.
Një përfaqësues i organizatës joqeveritare për të drejtat e të burgosurve, “Jailde Russia”, theksoi se deklarata e Prigozhinit vetëm kontribuon në rritjen e ndjenjës së mosndëshkimit midis të burgosurve që kthehen në shtëpi. Një nga ata ish-kriminelët është Aleksey Savichev, i cili u kthye në qytetin e tij të lindjes, Voronezh, në jugperëndim të Rusisë, në muajin mars.
“Më në fund pata lirinë dhe shumë para”
Wagner rekrutoi 49-vjeçarin Savicev shtatorin e kaluar. Ai luftoi j gjashtë muaj në Ukrainë, fillimisht në betejën për qytetin Soledar dhe më vonë në Bakhmut.
Në një intervistë të botuar në fillim të kësaj jave, ai pranoi se kishte vrarë dhe torturuar “dhjetëra” ukrainas që ishin të burgosur të luftës.
Savichev tha se pas kthimit në Voronezh, ai shpejt shpenzoi të gjithë shumën që kishte fituar ndërsa ishte me Wagner, afërsisht një milion rubla (12 mijë euro), për “alkool dhe prostituta”.
“Kam pirë praktikisht pa pushim, më në fund kam pasur liri dhe shumë para”, tha ai.
Savichev i përshkroi Observerit se si policia në Voronezh e ndalonte herë pas here natën vonë për sjellje të papërshtatshme. Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, ai u lirua çdo herë pasi i tregoi policisë disa nga medaljet që mori për luftimet në Ukrainë, duke përfshirë një çmim për “guxim”.
“Policët më trajtuan si një hero. Më dukej sikur mund të shpëtoja nga kjo”, mburrej Savicev, duke shtuar se policët e ftonin për kafe për të dëgjuar historitë e Wagnerit në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos