I dëmtuari Albert Hoxha, në seancën e së martës, ka rrëfyer se si u sulmua ai dhe dy vëllezërit e tij nga të akuzuarit Nderim, Basri, Agron, Ardit, Bahri dhe Ylli Gashi, ku për pasojë kishte mbetur i vdekur vëllai i tij i vogël, tani i ndjeri F.H.
I dëmtuari Hoxha në cilësinë e dëshmitarit rrëfeu ditën kritike se si kishin bërë planë me familje të darkonin së bashku natën e madhe të Ramazanit.
Pas asaj darke, duke dal jashtë ai tha se kishte ndaluar tek tualetet, ndërsa vëllai i tij Mahmuti dhe tani i ndjeri F. kishin vazhduar jashtë së bashku me familjarët e tjerë.
Tek ndalesa e tij ai tha se kishte filluar t’i dëgjonte disa zhurma dhe ka vazhduar të dalë jashtë menjëherë, nga pjesa e pasme e restorantit, duke shkuar tek drejtimi i vëllezërve të tij dhe së në ato momente kishte dëgjuar një zë mashkulli duke thënë “o vrani, o vrani”.
Aty tha se kishin qenë mbi tre persona, të cilët sipas tij, i kanë goditur dy vëllezërit e tij me mjete të forta, si lopatë, zinxhir, shkop, edhe gjëra tjera.
“Në ato momente e kam kap njërin nga sulmuesit dhe në atë çast e kam ndi vëllain Mahmutin “o më kapi plumbi”, si dhe në atë moment e kam ndi një zë tjetër “o vraje edhe kta, o vraje edhe kta”, tha Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se gjatë gjithë kohës një zë nga ana e majtë i vinte duke thënë “o lësho ta vraj edhe kta”, që sipas tij i kishte ardhur nga personat aty që ishin, duke sulmuar, duke gjuajtur me armë në drejtim të tij.
“E kam dëgju një të shtënë, atëherë ka gjujt n’mu, prap nuk e di mbas sa prap më ka gjujt mu edhe e kam ndi një zë duke thënë o gjuje në kry, nuk kom pas mundësi mi pa vëllezërit se nonstop kan godit mbi mu, kanë qenë mbi tre vet, që më kanë godit me lopatë me zinxhir, me kanë godit në trup kokë, gjethku”, tha i dëmtuari Albert Hoxha.
Pas gjithë atyre goditjeve, ai tha se i ka dëgjuar një apo dy të shtëna dhe duke thënë “o ikni se nau blloku alltija”, mirëpo sipas tij, ata prapë nuk ishin ndalur duke e goditur të dëmtuarin Albert.
“Në atë moment e di se u afru dikush mëm tërhek apo me ndal sulmin, e di një njëri… me flok të zeza e më një jakne jo shumë të gjatë, e ka ndal dhe i ka thënë ec prej ktuhit se nuk ki nevoj me ndal sulmin, personi që ka tentuar me ndal sulmin ka qenë vëllai i pronarit”, tha dëshmitari.
Sipas tij, personi që kishte qenë duke goditur dhe që i kishte thënë ashtu ka qenë i akuzuari Basri Gashi.
Më pas dëshmitari tha se ka shkuar të kërkonte vëllezërit e tij.
“Vëllain e gjeta tek hyrja e restorantit pak më larg, jam nis direkt e në drejtim të vëllait Fazlis, por në atë moment kam ndi prapë një zë “veq nau blloku alltija, se patëm me ju vra tonve”. Dhe kom ndi se janë nis nga mbyllja e dyrve të makinës edhe direkt ka ardh në drejtim timin dhe Fazlis me na shkel me makinë, por e kam tërhek me aq forc sa kisha”, rrëfeu Hoxha.
Gjendja e vëllait të tij tani të ndjerë, tha se ishte e mjerueshme.
“Ka qenë i mbuluar në gjak, gjall o kon por nuk ka mujt me fol, me frymëmarrje shumë të zorshme”, tha Hoxha.
I dëmtuari Hoxha, tha se edhe ai kishte pasur shumë lëndime, si qarje të kokës, qarje të vetullës dhe qarje të gishtit.
Më pas seanca ka vazhduar më dëgjimin e njërit nga kamarierët e restorantit, dëshmitarin Elbasan Berisha, i cili tha se nuk i njeh të akuzuarit, ndërsa tha se Mahmut Hoxhën e njeh pasi që ishte mysafir në lokalin e tij.
Natën kritike të darkës së iftarit, ai tha se u kishte shërbyer familjes Hoxha.
Dëshmitari Berisha tha se nuk kishte dëgjuar asgjë në fillim, derisa një fëmijë kishte shkuar brenda lokalit duke bërtitur e kërkuar ndihmë.
Ai tha se kur ka dalë jashtë nga dera e restorantit, i kishte pa duke u rrahur.
“Unë kam parë por kemi qenë qaq në stres sa nuk më kujtohet. E kemi parë një të vram në anën tjetër, Mahmuti ka qenë i plagosur, kemi dëgjuar të shtëna por nuk jam i sigurt se sa të shtëna kanë qenë”, tha dëshmitari Hoxha.
Ai tha se kishte qenë duke i ndarë, por tha se në ato momente ka mundur që edhe atë ta kapte ndonjë nga goditjet me lopatë.
Tutje tha se e kishin njoftuar policinë menjëherë por ata ishin ardhur shumë vonë, ndërsa ata janë munduar t’i japin ndihmë të dëmtuarve, ndërsa shtoi se i vrarë kishte mbetur vëllai i tyre F.
Dëshmitari Berisha tha se nuk e dinte se të akuzuarit Gashi ishin duke i pritur vëllezërit Hoxha jashtë.
“Njëri me tesha të baushtellës ka pas lopatë në dorë, ka qenë duke e sulmuar Mahmutin. Kam dashur ta ndaloj që mos t’i bien, por nuk e di kush saktë me ka shty, ka mundësi të jetë dikush nga familja Gashi. Përfundimi ka ardhur shumë shpejtë, ata kanë ikur shumë shpejtë”, tha dëshmitari Berisha.
Gjatë kësaj seance ishte planifikuar të dëgjohej edhe dëshmitari Ismet Berisha, pronari i restorantit “Villa Park”, mirëpo për shkak të përfundimit të orarit të rregullt e njëjta u shty për muajin janar të vitit 2024.
Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkon gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, privojnë nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohet se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame