Brenda 24 orëve, vendi u trondit nga tri vrasje, ku një 19-vjeçar vrau me armë zjarri në bashkëmoshatar të tij në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ndërkaq në orët e mesditës të së hënës një burrë në Stanovc të Vushtrrisë dyshohet se fillimisht qëlloi për vdekje një grua dhe më pas veten.
Vrasja e dyfishtë në Stanvoc të Vushtrrisë u konfirmua shumë shpejt të hënën nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Preteni.
Nga raportimet e para u bë e ditur se ishte pronari i një furre që vrau një punëtore, grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Policia e Kosovës kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit.
Vrasja e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisë
Pas rastit tragjik, Policia dhe prokuroria kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të rastit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, të hënën pasdite tha se hetimet janë në fazën fillestare.
“Konfirmojmë se janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, një person ka privuar nga jeta një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokurori dhe njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Preteni.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.
“Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë”.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar ishin mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e dy personave.
Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.
Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër
Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te dorasi.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.
“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por, dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune…”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Telegrafin ka dhënë detajet e rastit.
“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.
“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘Vetëvrasje’”, u shpreh Zahiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrasja në Prishtinë, Gashi: I plagosur është në gjendje stabile, planifikojmë intervenimin në këmbën e majtë

Ibrahimi: VLEN-i s’duhet të jetë kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

Vrasjet e tri ditëve të fundit, Krasniqi: Nuk mund të heshtim - shteti duhet të zgjohet

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?