Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e 47-vjeçarit në Shkodër. Burime nga policia e Shkodrës deklaruan se Jozef Mujeci dyshohet se është ndihmuar nga dy persona, dhe konkretisht shtetasit L.M. dhe K.M,, përkatësisht 37 dhe 29 vjeç, banues në fshatin Koljake të Lezhës.
Sipas këtyre burimeve, 21- vjeçari në bashkëpunim me këta dy persona që janë shpallur në kërkim kanë vrarë me automatik 47- vjeçarin Genc Mhillaj nga fshati Malecaj. Ndërkaq, burime nga policia e Lezhës pohuan se dy personat e shpallur në kërkim janë kushërinjtë e autorit të krimit dhe se në vrasjen e Mhillajt kanë marrë pjesë dhe babai e vëllai i Jozefit.
Pra rezulton se në vrasje janë përfshirë 5 persona.
Gjithçka ka zënë fill disa ditë më parë, në fshatin Torovicë, ku autori i ka bllokuar rrugën viktimës. Genc Mhillaj ka dalë nga mjeti i tij dhe ka ofenduar me fjalor të rëndë të riun Mujeci. Ky i fundit është nervozuar, ndërsa i ka kërkuar 47- vjeçarit të tërheqë mbrapsht sharjet ndaj tij dhe t’i kërkojë falje.
Mhillaj nuk është penduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga aty. 21- vjeçari (kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku jetonte prej disa kohësh) nuk e ka lënë me aq. Ai ka monitoruar 47-vjeçarin në çdo lëvizje. Ndërkaq, paraditen e së enjtes (sipas policisë së Lezhës), i riu së bashku me babanë, vëllanë dhe dy kushërinjtë kanë vendosur të marrin hak (ta rrahin) Genc Mhillajn, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Ata kanë udhëtuar me një makinë tip “Audi” (iu është gjetur në banesë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale) drejt Malit të Jushit dhe i kanë prerë rrugën kamionçinës tip “Iveko” në pronësi të Mhillajt.
Ata ia kanë bërë me shenjë 47- vjeçarit që të zbresë nga mjeti. Njëri prej autorëve të pritës ka marrë një dru në dorë, i gatshëm për ta rrahur. Në një situatë të tillë, viktima ka zbritur nga kamionçina, por ka ikur me vrap drejt tokës që kishte marrë me qira. Në këtë moment, autorët kanë parë se ai ishte i armatosur me një pistoletë tip “TT”, ndaj nga frika se mund të shtinte ndaj tyre e kanë qëlluar për vdekje me automatik. Policia ka gjetur në vendngjarje 10 gëzhoja automatiku si dhe pistoletën e viktimës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Greqia është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor
Policia gjen granatë dore në Kllokot, dyshohet se është që nga paralufta
AGK: Kritikat e Këshillit të Evropës për Projektligjin për KPM-në, rezultat i tendencës së Qeverisë që të kontrolloj mediat
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës