LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth vrasjes në Gjilan, burri vret gruan aksidentalisht duke festuar për Vitin e Ri

Policia jep detaje rreth vrasjes në Gjilan, burri vret gruan aksidentalisht duke festuar për Vitin e Ri
Foto: Ilustrim

Në orët e para të vitit 2019, konkretisht në orën 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit.

Dyshohet se burri ka vra aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri.

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media e ka konfirmuar rastin.


Vritet nga bashkëshorti një grua në Gjilan
Lexo po ashtu Vritet nga bashkëshorti një grua në Gjilan

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine Gun@,model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J”, thuhet ne njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Polici ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion.

Komunikata e plotë:

Më 01 janar 2019 rreth orës 00:30, Policia e Kosovēs , Njësitet e hetimeve rajonale, në Gjilan janë njoftuar se një person i gjinisë femër ishte sjellë në Qendrën Spitalore Emergjenca në Gjilan pa shenja jete, si pasoj e goditjes nga arma e zjartit. Me të pranuar informatën , është njoftuar prokurori i shtetit dhe së bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Selishtë komuna Gjilan. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine Gun@,model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956). E njëjta si pasoj e plagëve te marra nga arma e zjarrit rrugës për në spital kishte ndërruar jetë dhe mjekët kujdestar kishin konstatuar vdekjen e saj. Lidhur më këtë rast me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policor, me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është nën hetime. /Telegrafi/