LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Gjilan, mosmarrëveshjet kishin filluar para pesë vjetëve!

Vrasja në Gjilan, mosmarrëveshjet kishin filluar para pesë vjetëve!

Nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në mëngjesin e sotëm në Gjilan, mbetën të vdekur dy persona, familjarë në relacionet nip e xhaxha.

Vrasja e 30-vjeçarit nga xhaxhai i tij në Gjilan, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes (Video)
Lexo po ashtu Vrasja e 30-vjeçarit nga xhaxhai i tij në Gjilan, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Sipas burimeve të Klan Kosova, familjet tash e pesë vjet kishin mosmarrëveshje për shkak të një biznesi të përbashkët të njohur në Gjilan si ”Këmbimore”.


Nijazi Bunjaku, axha i Nehat Bunjakut, shtiu me armë zjarri në drejtim të nipit të tij duke e lë të vdekur.

Pas këtij akti axha Nijazi Bunjaku vdiq pas plagëve të marra si pasojë e tentimit të vetëvrasjes, njofton Klan Kosova.