LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e të riut dje në Pejë – rrëfejnë familjarët (Video)

Vrasja e të riut dje në Pejë – rrëfejnë familjarët (Video)

Një ndeshje futbolli e zhvilluar dje në park të madh ishte fatale për Idriz Berishën. Ai në fund të takimit u qëllua me thikë nga një futbollist tjetër si pasojë e një konflikti gjatë takimit.

Lexo po ashtu: Vrasja e të riut dje në Pejë, Policia dhe vrasësi kërkojnë armën në park! (Foto)

Futbollistit të ri nga Peja, Idriz Berisha, i është ndërprerë ëndrra që të sprovohej në një klub evropian pas plagëve vdekjeprurëse që mori mbrëmë në vendlindjen e tij.

Pas 10 ditësh ai do ta bënte një test në një klub të futbollit në Itali për të parë nëse do të mund ta vazhdonte karrierën në atë shtet.

Një ndeshje futbolli e zhvilluar dje në park të madh ishte fatale për Idrizin. Ai në fund të takimit u qëllua me thikë nga një futbollist tjetër si pasojë e një konflikti gjatë takimit.

16 vjeçari Idriz Berisha si pasojë e plagëve të marra nga thika ishte dërguar pa shenja jete mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës.