LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e të miturit në Fushë Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Vrasja e të miturit në Fushë Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Ka nisur marshi protestues i organizuar nga aktivistë kundër racizmit, pas vrasjes së të miturit të komunitetit ashkali në Fushë Kosovë.

Protestuesit thanë se ai u vra si pasojë e neglizhencës së policisë, derisa kanë kërkuar shkarkimin e prokurorit që sipas tyre nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e 12-vjeçarit.

Kohë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin S.O. për vrasjen e 12-vjeçarit, të cilin më parë e kishte përdhunuar.


I mituri në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jetë javë më parë. Prokuroria ka konfirmuar se në trupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës./kp/Telegrafi/