Pas ekzekutimit të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet.
Uniformat blu janë përqëndruar në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe në zonën përreth ku ndodhi vrasja. Efektivët kanë kontrolluar mjete që lëvizin në qytet kryesisht ato me xhama të zinj ndërsa kontrolle ka patur edhe në dhjetëra banesa. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka shkuar në rreth 30. Janë persona që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ekzekutimit dhe që mund të japin incidie për të ndihmuar hetimet.
Në Vlorë u rikthye edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku i cili po ndjek nga afër hetimet dhe ka zhvilluar mbledhje me strukturat policore në qytetin bregdetar.
Pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomati i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtarë të bandes Gaxhai që vepronte në qytetin bregdetar në vitet 97.
Vetë i riu nuk rezulton person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.
Gjithashtu po hetohet edhe mungesa e energjisë elektrike për rreth 90 minuta mbrëmjen që ndodhi ekzekutimi në lagjen Hajro Cakërri. 23-vjecari u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë. Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar. Besohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi ku dogji mjetin për të humbur kështu gjurmët./Tv Klan
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur