Policia e Kosovës të enjten zhvilloi një aksion të gjerë për arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që ndodhi disa ditë më parë në një argjendari në Suharekë.
Gjatë aksionit të së enjtes është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur, janë arrestuar katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.
Tutje thuhet se gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.
“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.
Zyrtarit policor thuhet se i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia gjithashtu ka deklaruar se si rezultat i hetimeve të pandërprera fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe është realizuar operacioni policor.
“Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.
Ndërkaq, pas aksionit policor ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa tha se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës.
Sveçla ka thënë se një javë më parë vendi ynë u terrorizua nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.
“Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se sot është njoftuar që Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore ka lokalizuar plaçkitësit dhe ka realizuar operacionin e arrestimit të tyre.
Më tej ai ka thënë se vendi i kriminelëve është burgu, “dhe ky është mesazh i qartë dhe i prerë që duhet të marrë kushdo që tenton që për çfarëdo arsye të destabilizojë sigurinë në vendin tonë. Krimet nuk do të mbesin pa u ndëshkuar sepse Republikën e Kosovës nuk do ta lejojmë të bëhet vend i pasigurisë”.
Ekspertët e sigurisë dhe avokatët po e konsiderojnë dështim të shtetit, faktin që persona me precedent penal kryejnë sërish krime të rënda.
Hajrullah Tërnava tha në RTV Dukagjini se kriminelët kanë shfrytëzuar edhe situatën kur forcat policore janë përqendruar në veri të vendit.
“Kriminelët që kryejnë vepra të përsëritura, recidivistët, shfrytëzojnë çdo hapësirë për të arritur te qëllimi. Edhe në rastin e Suharekës, ata e kanë parasysh se një pjesë e madhe e forcave policore tashmë janë përqendruar në veri të vendit për të ruajtur atje sigurinë”.
Avokati Ardian Bajraktari thotë se burgjet dhe institucionet tjera dështuan të risocializojnë personat që kishin kryer vepra penale.
”Është shumë shqetësua fakti që një pjesë e madhe e këtyre që po kryejnë këto vepra janë recidivist, pra që janë ballafaquar me ligjin edhe më parë. Kjo tregon se më së buti trajtimi i tyre në burgje ka dështuar, por edhe politikat ndëshkimore kanë dështuar. Ata kanë dështuar të risocializohen dhe të bëhen të dobishëm për shoqërinë”, ka deklaruar Bajraktari.
Edhe ish-zëvendësministri i Brendshëm Selam Shkodra thotë se pavarësisht se pjesëtarët e grupit që kryenin plaçkitje kishin kryer plagosje e tentimvrasje, ata mbeten në liri.
“Siguria publike në vend nuk është në nivelin e duhur. Po supozohet se të gjithë pjesëtarët e këtij grupi që kanë shtënë mbi policinë janë me një të kaluar kriminale. Sipas të dhënave të policisë të njëjtët kanë kryer plagosje, tentim vrasje e tjera dhe ata janë lënë në liri pa u monitoruar veprimtaria e tyre”.
Ai thotë se sot është rrezikuar edhe siguria publike pasi ka pasur të shtëna mes policisë dhe grupit në një lagje shumë të banuar të Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje