LAJMI I FUNDIT:

Me moton “Kot flasim derisa ata na vrasin” përfundon protesta në Pejë – marshit paqësor pas vrasjes së Gjyljeta Ukelles i priu vajza e të ndjerës

Me moton “Kot flasim derisa ata na vrasin” përfundon protesta në Pejë – marshit paqësor pas vrasjes së Gjyljeta Ukelles i priu vajza e të ndjerës

E plotësuar: Me moton “Kot flasim derisa ata na vrasin”, është mbajtur protesta në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga ku iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.

Marshit paqësor i priu vajza e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra të martën, ndërkaq dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Vrasja e Gjyljeta Ukelles, protestës në Pejë po i prinë vajza e të ndjerës


Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit Gjyljeta Ukella, i cili vrau të martën në mëngjes viktimën.

“Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’, thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

“Rasti i fundit tragjik i kësaj natyre i ndodhur sot në qytetin e Pejës iu shtua shifrave alarmante të viteve të fundit në vendin tonë.

“Vrasja e qëllimshme e grave dhe vajzave për shkak të gjinisë së tyre, është një krim i urryer që jo vetëm ua grabit jetën individëve, por gjithashtu u shkakton trauma të qëndrueshme familjeve dhe komuniteteve. Çdo femicid është një kujtesë e ashpër e dhunës dhe pabarazisë sistematike me bazë gjinore që vazhdon në shoqërinë tonë”, thuhet tutje.

Marshi protestues është organizuar nga Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë, të cilat janë shprehur thellësisht të trishtuara dhe të indinjuara nga rritja e rasteve të vrasjeve të qëllimshme të grave – femicidi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori