LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ende nuk dihen autorët

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ende nuk dihen autorët

10 persona janë ndaluar nga Policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin një ditë më parë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave 1 km përreth vendit ku ndodhi krimi. Burimet thonë se deri më tani janë siguruar pamjet nga 6 kamera sigurie të marra nga vende të ndryshme. Grupi hetimor dyshon se autorët mund të kenë qenë dy persona të maskuar dhe vrasja është bërë rreth orës 1.30 pas mesnate.

Krimi është kryer me silenciator dhe autorët ende nuk janë identifikuar.

Mëngjesin e së dielës u ekzekutuan në makinën e tyre ish-efektivi Boran Bërcama, 35 vjeç, dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, në prani edhe të fëmijës së tyre 1 vjeç e gjysmë.

Berhan Bërcama 6 muaj më parë kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si efektiv i forcave të rendit. Policia ka dyshime për ndonjë konflikt të kohëve të fundit të ish-punonjësit të policisë. /Telegrafi/