LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Donjeta Pajazitaj, Gjykata Supreme tregon arsyet pse e liroi nga akuza Naser Pajazitajn

Vrasja e Donjeta Pajazitaj, Gjykata Supreme tregon arsyet pse e liroi nga akuza Naser Pajazitajn

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Naser Pajazitaj, e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të tij, i ka ndryshuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe të Gjykatës së Apelit dhe të dënuarin e ka liruar nga akuza për veprën penale ‘Vrasja e rëndë’.

Sa iu përket dy veprave penale të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, dënimet e shqiptuara në kohëzgjatje prej një viti dhe në kohëzgjatje prej pesë muaj, janë marrë si të vërtetuara dhe dënimi unik është caktuar burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tre muaj (dënim të cilin Naser Pajazitaj, e ka kaluar në burg).


Pas lirimit të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës: Rastin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese
Lexo po ashtu Pas lirimit të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës: Rastin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më 6 prill 2023, vlerësoi se meqë në shqyrtimet e kaluara gjyqësore të të dy instancave më të ulëta gjyqësore, janë marrë në konsideratë të gjitha provat e mundshme për vendosjen e kësaj çështje penale, kjo gjykatë duhet t’i jap epilog kësaj çështje penale.

“Gjykata Supreme e Kosovës në tërësi pajtohet me konkludimet e nxjerra nga dy instancat gjyqësore, se në rastin konkret, sipas asaj që ceket në dispozitivin e aktgjykimit të shkallës së parë nuk rezultojnë të jenë kontestuese rrethanat objektive të rastit dhe atë se: e ndjera Donjeta Pajazitaj, me datë 09.11.2015 kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në punë dhe të njëjtën datë edhe është zhdukur. Kufoma e saj ishte gjetur me datë 17.12.2015 në vendin e quajtur ‘Kroi i Lajthisë’, se e njëjta ishte privuar nga jeta duke u qëlluar dy herë në pjesën e kokës, me një revole të tipit të panjohur”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Supreme.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, kontestuese janë rrethanat subjektive, përkatësisht fakti se a është kryerësi i veprës penale i pandehuri, dhe është pikërisht ky aspekt, që bëri dallimin mes interpretimit të bërë nga gjykata e shkallës së parë dhe të cilin konstatim e kishte pranuar edhe gjykata e shkallës së dytë në njërën anë dhe Gjykatës Supreme të Kosovës në anën tjetër.

“Shteti po vret”, lirimi i të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, deklarata e vëllait të saj dhe reagimet tjera
Lexo po ashtu “Shteti po vret”, lirimi i të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, deklarata e vëllait të saj dhe reagimet tjera

“Në këtë çështje juridiko penale, nuk ka prova të drejtpërdrejta që argumentojnë fajësinë e të dënuarit, por vetëm indicie dhe se skema e ngjarjes është ndërtuar duke u bazuar në prova rrethanore, duke u ndërlidhur hallkat e zinxhirit të ngjarjes. Për këtë arsye, për gjykimin e një rasti bazuar në prova rrethanore, gjithmonë është i nevojshëm standardi i vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm dhe i cili përmbushet vetëm atëherë kur përfundimi i nxjerrë nga këto prova është i vetmi përfundim i arsyeshëm që mund të nxjerrët prej provave të paraqitura. Pra, duhet të sigurohen prova që të mbyllet qarku, përkatësisht të përjashtohet mundësia që personat e tjerë të jenë kryes të veprës penale. E në rastin konkret, ky qark nuk është mbyllur”.

“Gjykata Supreme e Kosovës shpreh shqetësimin e saj përkitazi me standardin e aplikuar së pari nga ana e Prokurorisë së Shtetit, e mbështetur pastaj nga ana e dy gjykatave të dy instancave më të ulëta gjyqësore, të cilat përdorën një standard minimal të të provuarit dhe kundruall kësaj shqiptuan dënim maksimal dhe atë pa një vlerësim dhe analizë të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirëse të provave që ishin në shkresat e lëndës dhe njëkohësisht duke bërë interpretim të gabuar të ligjit penal”.

Për më tepër, bashkëngjitur gjeni aktgjykimin Pml.nr.57/2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori