LAJMI I FUNDIT:

VRASJA E ANNA LINDHIT

VRASJA E ANNA LINDHIT

Poezi nga: Regina Derieva
Përktheu: Qerim Raqi

Ti ke vdekur
por çdo gjë akoma nuk ka marrë fund,
Ti do të pastrohesh pas obduksionit post mortem,
do të mbulohesh me diçka
që të mos shihen therjet me thikë
do të shtrihesh në një arkivol
do të mbulohesh me lule,
me lule të gjalla si dhurata e viktimës për vdekjen
dikush do të lexojë lutjet në ceremoninë e varrimit tënd
do të të thuhet lamtumira e fundit
pastaj do të mbyllet arkëmorti
do të lëshohesh në varr
të mbulohesh me dhé,
edhe me më shumë lule
që do hidhen para se t’ i vie radha një varri tjetër,
është fundi për adhuruesit e tu
për vranësirat e mbrëmjes
po për ty ky është fillimi


nuk e dimë që secili njeri ka vlerën e tij të artë?
se është imazh me origjinë tek Perëndia
që çdo mendim e ka vlerën duke kaluar vetë nëpër flori
që secili veprim ka vlerë floriri
dhe bëhet falë Perëndisë
dhe ti – Anna , besoje në këtë
derisa vrasësi besonte vetëm në atë që i kanë thënë të tjerët ,
ata që besojnë vetëm në veten e tyre
dhe në vdekjen.