I akuzuari Nderim Gashi është betuar në “Zot dhe drejtësi” se ai bashkë me vëllezërit e tij s’kishin qëllim ta vrisnin 22-vjeçarin.
Ai ka thënë se i vjen keq shumë për rastin që ka ndodhur.
Këto deklarime Nderim Gashi i ka dhënë të enjten në mbrojtjen e tij ku akuzohet se në mënyrë të paskurpullt kanë privuar nga jeta F.H, duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë. Pos tij akuzohen edhe Basri, Agron, Ardit dhe Ylli Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gashi ka thënë se deri te vrasja e 22-vjeçarit F.H. ka ardhur pasi vëllai i tij kishte pasur një mosmarrëveshje me vëllezërit Hoxha në Itali për një borxh prej 300 eurove.
Sipas tij, në mes të vëllezërve të dëmtuarve Hoxha dhe vëllait të tij Egzon Gashit, në Itali kishin pasur një mosmarrëveshje në lidhje me një borxh prej 300 euro, ku për të cilin ata një herë ishin kapur nga policia dhe njëherë vëllezërit Hoxha kishin rrahur personin Egzon, e ku nga ajo tashmë kishin lindur edhe hakmarrja ndaj të dëmtuarve Hoxha.
I akuzuari Gashi, tha se me të dëmtuarin ishte njohur më herët pasi që edhe kishin disa punë të përbashkëta.
Gashi ka thënë se në ditën kritike pas punës kishin shkuar me vëllezër për të pirë kafe te “Ujëvara e Mirushës” por aty kishte pasur shumë njerëzi dhe kishin ndërruar vend dhe ishin nisur për te “Villa Park”.
“Kur jemi shku në restorant “Villa Park”, me pikap duke u parkuar dritat e veturës kanë reflektuar në veturën e Mahmut Hoxhës dhe aty nuk jemi hy me pi kafe dhe unë ju thash se koka Mahmuti këtu nuk bon me hi me pi kafe se na njeh se e din se ka problem me neve dhe aty kemi qëndruar në pikap unë, Bahria dhe Arditi”, tha i akuzuari Nderim Gashi.
Derisa ata ishin në pikap tha se kishin qëndruar 15 minuta në parkingun e restoranitit “Villa Park” dhe kur aty kishte dalë i dëmtuari Mahmut Hoxha, dhe në ato qaste tha se kishte dalë edhe vëllai i tij i akuzuari Ardit dhe kishte filluar përleshja mes tyre.
“Në përleshje e sipër Mahmut Hoxha e ka pas çantën përpara, gjatë përleshjes e ka nxjerr armën prej çante edhe ka gjujtë në tollovi dhe aty është vrarë vëllai i tij tashmë i ndjeri F.H, pa dëshirën e Mahmut Hoxhës, gjatë përleshjes vëllau Arditi e ka godit në dorë Mahmut Hoxhën me shkop dhe aty i ka ra arma në tokë prej frike se mos na vriste e kam kap armën nga toka kam lëvizë me armë por nuk e kam përdorur armën se s’kom ditë me përdorë armë se kurrë në jetën time nuk kam përdor armë”, tha i akuzuari Nderim në mbrojtjën e tij.
Pas rastit, ai tha se me të akuzuarit Bahri dhe Ardit kishin shkuar tek pllaci i tyre në Volljakë, ku dhe aty kishin lënë armën.
Pas përfundimit të deklarimit nga pyetjet e mbrojtësit të tij avokatit Emrush Kastrati, i akuzuari Nderim Gashi, shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.
Tutje, mbrojtjen e tij e dha edhe i akuzuari Basri Gashi, i cili nisi atë duke shprehur ngushëllime familjes së të dëmtuarve dhe tha se i vjen keq për rastin e ndodhur.
Ai ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja në ditën kritike.
“Si kemi hyrë në hyrje të restoranit “Villa Park”, Agroni më tha qe ku koka pikapi, tani ka dal prej kerrit se di a ka qenë Nderimi a kush ka qenë nga vëllezërit dhe unë ju kom drejtu i kam thënë qa po boni këtu, tha kurgjo Nderimi, unë ju kom drejtu me fjalë nëse keni ardh me bo fjalë me dikënd mos me merrni në qaf as mua, as vetën”, tha i akuzuari Basri Gashi.
Ai tha se i akuzuari Nderim Gashi ka mohuar të kenë ndërmend të fjaloset dhe pastaj tha se ka vazhduar të shikojë për ndonjë vend të lirë në tarasë për kafe.
“Sa jam shku mu ul e kam ni një krismë dhe do që ishin kanë në tarasë aty jon çu, pas pak qasteve e kam një edhe një krismë a janë kanë një apo dy nuk e di edhe jam çu prej aty edhe kam fillu neper sall me dal jashtë me këqyr se cka po ndodh kur kam dal te shkallët e restoranit e kam parë një njeri të shtritë përballë shkallëve kurse 3-4 vet në anën e majtë ishin kanë t’u u përlesh aty e pash se janë djemtë e vëllait”, tha i akuzuari Basri Gashi.
Ai më pas tha se ajo përleshje nuk ka zgjatur shumë, tha se nuk ka pasur perceptim të mirë të ngjarës ku sipas tij kishte qenë në gjendje të dehur, i kishte parë vetëm se janë nisur djemtë më pikap dhe më pas vetëm i kujtohet vetja në stacionin e policisë.
I akuzuari Basri Gashi tha se nuk kishte pasur njohuri lidhur me problemin rreth dy familjeve.
Pas përfundimit të orarit të rregullt të punës, seanca u ndërprit për të vazhduar me 12 dhe 13 qershor të këtij viti.
Fillimisht në seancë mbrojtësi i të akuzuarit Nderim Gashi, avokati Emrush Kastrati, kishte propozim përsëri që pamjet nga video-incizimet të dërgohen në pastrim dhe sqarim, si dhe kërkoi që të bëhet ekspertizë e re balisitike për të ekspertuar gjurmës papilare në armën e gjetur.
Propozim ky i cili u refuzua nga ana e trupit gjykues të kryesuar nga kryetari Shaqë Curri.
Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkon gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, privojnë nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohet se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak