LAJMI I FUNDIT:

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja” – ambasadori Hill sulmohet verbalisht nga disa gra në Serbi

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja” – ambasadori Hill sulmohet verbalisht nga disa gra në Serbi

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill është gjendur në një situatë të palakueshme, derisa po shëtiste rrugëve të kryeqytetit të Serbisë, së bashku me bashkëshorten e tij.

Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra, të cilat përdorin fjalë të rënda në drejtim të tij.


Gratë protestuese, identiteti i të cilave deri më tash nuk dihet, i janë drejtuar ambasadorit Hill duke i thënë se Serbia nuk do t’ia falë kurrë SHBA-së atë që bëri me bombardimet në vitin 1999.

“Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja. Ky është një pushtues dhe një vrasës”, shprehen ato në videon 5 minutëshe e cila është shpërndarë gjithandej në rrejtet sociale, shkruan Telegrafi.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”, janë disa nga shprehjet tjera që përdorin gratë në drejtim të ambasadorit Hill.

Ambasadori nuk ka reaguar për asnjë moment, derisa kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. /Telegrafi/

@ratniksvetlauns

KRISTOFER HILL DOBIO LEKCIJU U BEOGRADU…(deo2) #kristoferhill #UjedinjeniNarodSrbije

♬ Originalton – ratniksvetla182

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori