LAJMI I FUNDIT:

Vraponi për t’u lumturuar

Vraponi për t’u lumturuar

Përderisa dihen mirë përfitimet fizike që i sjell vrapimi, disa hulumtime të publikuara këtë javë tregojnë se shënohen përmirësime në shëndetin emocional dhe mirëqenien e më shumë se shumicës së vrapuesve.

Ekspertët konfirmojnë se vrapimi, veçanërisht në grup, bën mrekulli në shëndetin mendor.


Ushtrimet fizike e përmirësojnë mirëqenien e një personi duke liruar endorfine, ndërsa studimet tregojnë se te personat të cilët janë në depresion, ushtrimet e rregullta fizike ndikojnë sikurse anti-depresuesit apo terapitë me bisedë.

Ndër tjerash, ekspertët e ndryshëm gjithashtu kanë treguar se vrapimi u ndihmon njerëzve ta rrisin vetëbesimin, të themelojnë lidhje të ndryshme dhe të ballafaqohen me streset e përditshme të jetës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori