LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot në Shqipëri

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat veriore dhe qendrore do të jenë në formë shtrëngatash.


Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë. /Telegrafi/