LAJMI I FUNDIT:

Vozitja në vetëm dy rrotë e Jaguar F-Type

Vozitja në vetëm dy rrotë e Jaguar F-Type

Shfaqje e mahnitshme në pistën e Goodwood Festival of Speed

Në edicionin e këtij viti të Goodwood Festival of Speed, ka pasur shfaqje shumë të mirë, që nga paraqitja e një Lamborghini të fuqishëm, deri te kalimi i disa motoçikletave të mahnitshme, transmeton Telegrafi.


Mes tyre, ka qenë edhe vozitja në vetëm dy rrotë e Jaguar F-Type, që në timon e kishte Terry Grant, që arriti të ngiste me shpejtësi dhe ta balanconte makinën.

Brenda katër minutash, arriti që ta përfundonte shtegun malore, duke qëndruar gjatë tërë kohës në formë të pjerrët, megjithëse nuk shkoi gjithçka si ishte planifikuar.

Kjo për shkak se makina kishte nganjëherë lëvizje, shkaku i problemeve teknike, të cilat shoferi i menaxhoi mirë edhe pse nuk kishte çfarë t’i bënte tymit që në fund e lëshoi vetura. /Telegrafi/