LAJMI I FUNDIT:

Voziti 65 kilometra – ngjitur për kamion (Foto)

Voziti 65 kilometra – ngjitur për kamion (Foto)

Policia e ndaloi një kamion, në pjesën e pasme të së cilit kishte ngecur një veturë.

Shoferi nuk ka pasur mundësi të ndalonte, pasi pjesa e përparme e veturës së tij u kap për pjesën e poshtme të kamionit.

benz4


Vetura që u përplas me kamion derisa ishte duke udhëtuar në Stroud, ka përfunduar në Droitwich, transmeton Telegrafi.

Pa dëshirën e tij, shoferi ka bërë 65 kilometra të padëshirueshme, derisa shoferi i kamionit nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte.

benz1

Pamjet e veturës së dëmtuar i ka postuar Policia britanike për të ngritur vetëdijen e shoferëve. /Telegrafi/

benz3