LAJMI I FUNDIT:

Voutsis-Dimitrov: Marrëveshja e Prespës hapi rrugën e miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të dyja vendeve

Voutsis-Dimitrov: Marrëveshja e Prespës hapi rrugën e miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të dyja vendeve

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis sot realizoi takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, njofton AIM.

Voutsis gjatë takimit dha mesazhin se marrëveshja e Prespës ka hapur rrugën drejtë miqësisë, aleancës dhe bashkëpunim në të gjitha fushat, në rrugën e së cilës po shkojnë të dyja vendet.


“Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës në përmbajtje dhe shpirt i ka të gjitha dispozitat që të hap rrugën në të cilën po ecim që të ekzistojë miqësi, bashkëpunim, aleancë dhe partneritet në mes të dyja vendeve dhe në mes popullit grek dhe popullit të Maqedonisë së Veriut”, tha Voutsis.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se me marrëveshjen e Prespës është hapur potencial i madh në mes të dyja vendeve dhe tha se është e rëndësishme që të bindet ç’do qytetarë, edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut, “se kjo ishte punë e drejtë dhe se jemi aleat të natyrshëm”.

“Do të duhet kohë, përpjekje dhe lidership, por mendoj se duke shikuar prapa marrëveshjen e Prespës, të gjithë do të jemi krenar, përfshirë edhe kundërshtarët e marrëveshjes. Dhe do t’i bindim të gjitha partitë politike dhe opinionin e të dyja vendeve dhe se nuk ka aspak dyshim rreth kësaj”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori