LAJMI I FUNDIT:

Votimi historik për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, vrasja e rëndë në Pejë e ndalimi i shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë – top lajmet e javës

Votimi historik për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, vrasja e rëndë në Pejë e ndalimi i shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë – top lajmet e javës

Në javën që po lëmë pas u shënua arritje historike për vendin, pasi Asambleja Parlamentare më 16 prill i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, gjersa tashmë procesi i ka kaluar Komitetit të Ministrave, i cili do të mblidhet në muajin maj.

Po gjatë javës, qytetarët e Kosovës u tronditën nga vrasja e dytë brenda katër dite. Pas vrasjes së një gruaje në Ferizaj, të martën u vra edhe një grua në Pejë, duke alarmuar kështu shoqërinë për gjendjen dhe nevojën e menjëhershme të adresimit të situatës.


Votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së bëri që Serbia tu hakmerret shtetasve të Kosovës që shkonin në vendet perëndimore e që kalonin përmes territorit të tyre, duke bërë kështu që qindra qytetarë të Kosovës të bllokohen me orë të tëra në vendkalimet kufitare të shtetit serb me Kroacinë dhe Hungarinë.

Votimi historik – Asambleja Parlamentare i tha po Kosovës, çështja tash te Komiteti i Ministrave

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën, më 16 prill ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29 kurse 11 abstenuan.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Lexo po ashtu Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj të këtij viti.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses
Lexo po ashtu Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Përmes tyre, kërkohej që Kosova të mos pranohet në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendosë për statusin e Kosovës.

Ndërkaq për kundër kësaj tendence, asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan./

Vrasja e rëndë e një gruaje në Pejë, dorasi dyshohet bashkëshorti

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e së martës në Pejë, vrasja e dytë e grave në Kosovë brenda katër dite. Lajmin e kishte konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.

“Të martën, rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha ai.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e çiftit.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj kishte thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku burri dyshohet se ka kryer vrasjen e gruas së tij.

Ndërkaq, prokurori Ersan Qavolli në rastin e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Me moton "Kot flasim derisa ata na vrasin" përfundon protesta në Pejë – marshit paqësor pas vrasjes së Gjyljeta Ukelles i priu vajza e të ndjerës
Lexo po ashtu Me moton "Kot flasim derisa ata na vrasin" përfundon protesta në Pejë – marshit paqësor pas vrasjes së Gjyljeta Ukelles i priu vajza e të ndjerës

Prokurori në një deklaratë për media ka thënë se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2021.

“Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale…. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2021”, tha ai.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Pejës ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Nga Drejtoria për Shëndetësi në një postim në Facebook bëhet e ditur se Gjyljeta Ukella për dy dekada ka shërbyer si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Ndërkaq, Dardane Bala, familjare dhe shoqe e gruas që u vra nga bashkëshorti saj në Pejë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që kishin viktima dhe i dyshuari – për vrasjen tashmë.

Ajo ka thënë se dashuria e madhe ndaj bashkëshortit ia mori jetën.

“Jua kom ditë raportet gjithë jetën, deri në momentin e fundit. E ka dashur shumë atë. E ka dashtë tej mase. Deri në momentet e fundit nuk ka heq dorë nga Edi. Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori edhe jetën”.

“Unë për atë pjesë nuk mundem me bisedu, se nuk jam krejtësisht e sigurt. Edi ka qenë i papunë një kohë të gjatë, ka qenë në depresion. Ajo është munduar dhe kujtuar për të. Mund të them që pak e ka neglizhu edhe mjekësia dhe organet e shtetit. Ka tentu disa herë me kuru, me çu nëpër mjekë…”, ishte shprehur

“Kemi qenë në dijeni edhe rrethi, edhe shoqëria, po Gjyljeta e ka mbajt në rreth problemet me bashkëshortin. Ka dashtë me mbrojt prej të gjithëve, edhe pse familjarët janë ata që i sugjerojnë të ndahet, por ajo nuk ka pranuar, i ka qëndruar pranë gjithmonë… Edhe vajza e madhe edhe e vogla e kanë parë nënën të gjakosur”, ka shtuar ajo.

Vota pro në Asamblenë Parlamentare, Serbia mbajt të bllokuar qindra shtetas të Kosovës në pikëkalimet kufitare

Pas votës pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Serbia një ditë pas kishte bllokuar qindra qytetarë të Kosovës të cilët kalonin përmes territorit të Serbisë.

Bllokimi i dhjetëra autobusëve ishte bërë në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Qytetarët ishin bllokuar edhe në pikëkalimin kufitar të Serbisë me Hungarinë.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe disa policë të Kosovë si dhe zëvendësdrejtori i Policisë Së Kosovës nga radhët e minoritetit serb, Dejan Jankoviq.

Të gjithë këta janë liruar pas disa orëve.

Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla
Lexo po ashtu Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla

Lidhur me ndalimet kanë reaguar ashpër presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan, e Bashkimi Evropian.

Nga BE-ja kanë thënë ndalimi i qytetarëve të Kosovës paraqet shkelje të marrëveshjes për liri të lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori