Votat që morën partitë kryesore politike në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.
Sipas këtyre rezultateve fituese e zgjedhjeve është Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka marrë 220 mijë e 811 vota.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 206 mijë e 458 vota, kurse në vendin e tretë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 178 mijë e 645 vota.
Në zgjedhjet e 6 tetorit koalicioni AAK-PSD ka marrë 96 mijë e 883 vota kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD me 42 mijë e 72 vota ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Telegrafi më poshtë ka përzgjedhur shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, me votat që morën partitë kryesore politike në zgjedhjet e 6 tetorit.
KËTU mund t'i shihni të gjitha komunat.
Në Prishtinë: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40 mijë e 402 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 34 mijë e 145 vota, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 16 mijë e 647 vota. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 8 mijë e 289 vota, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka marrë 5 mijë e 206 vota.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e shtatë do t'i ketë 32 deputetë, Lidhja Demokratike 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, 20 deputetë do të jenë të komuniteteve tjera./Telegrafi/


























































