Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka nisur publikimin e votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në disa komuna veçse ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë.


Në Gjilan nga votat e diasporës, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 687 vota, ndërsa Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 482 vota.

Kjo komunë pritet të shkojë në balotazh, edhe pse Hyseni ishte shumë afër ta kryente në raundin e parë.

Ka mbetur numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve preliminare, Hyseni në total, bashkë me votat e diasporës, ka 22.140 vota apo 49.84%, ndërsa Ismaili i LDK-së ka 15.245 vota apo 34.29%.