LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për manipulime, dërgohen ankesa në PZAP

Dyshimet për manipulime, dërgohen ankesa në PZAP

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje si dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera sot kanë dërguar një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Berisha në një prononcim për media ka bërë të ditur se pjesë e ankesës janë edhe pesë parti tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Veton Berisha

Berisha gjithashtu tha se është i bindur që vendimi i PZAP do të jetë në të drejtën e tyre.

“Sot jemi duke e kryer obligim tonë ligjorë, bashk me pesë partitë e komuniteteve. Jemi duke e ushtruar të drejtën tonë ligjore, pasi mendojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur orkestrim të votave. Po e ankimojmë partinë Iniciativa Rome (RI). Pretendimi jonë është që dy të zgjedhurit janë përfaqësues romë, por 95.5 për qind janë të zgjedhur nga komuniteti serb. Kemi fakte që e kemi dorëzuar ankesën tonë në PZAP. Jemi te bindur që PZAP-ja do të vendos në të mirën tonë”, ka thënë Berisha.

Duda Balje

Edhe Duda Balje në një prononcim për media tha se ankesa e dorëzuar sot në PZAP do të marr rrugën e vet në të drejtën e tyre.

“Kemi dorëzuar ankesën në PZAP për të cilën mendojmë që kemi të drejtë. Falënderoj IKD-në për ndihmë juridike. Jemi të sigurt që drejtësia do të marrë rrugën e vet. Mendojmë që në këtë disa deputetë nuk janë votuar nga komuniteti që ata janë”, ka thënë Balje.

Sipas saj, nëse PZAP-ja nuk vendos në të drejtën e tyre, atëherë ata janë të vendosur që ta dërgojnë ankesën e tyre në Gjykatën Supreme e deri në Kushtetuese.

“Më pas do të shkojmë në gjykatën supreme dhe jemi të gatshëm të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese. Po kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar boshnjakët”, tha ndër të tjera Balje.

Albert Kinolli

Ndërsa kryetari i Partisë së Bashkuar Rome të Kosovës, Albert Kinolli tha se janë të dëmtuar në këtë proces zgjedhor.

“Jemi të dëmtuar në këtë proces, pasi është vullneti i lirë i qytetarëve. Me këto rezultate përfundimtare sa i përket iniciativës rome nga Graçanica janë zgjedhur në mënyrë jo ligjore. Besojmë që ankesa jonë nuk do të has në vesh të shurdhër, do të has në drejtimin e  duhur”, tha ai.

Ish-deputeti Fitim Draka, tha se komunitetet joserbe janë të dëmtuara nga ky proces zgjedhor nga manipulimi i votave.

“Ne sot ushtruam obligimin tonë dhe të drejtën tonë kushtetuese që të ankohemi, sepse kemi konstatuar të gjitha subjektet politike që jemi të dëmtuar në këtë proces sepse është shkelur vota e qytetarit. Besojmë që kjo kërkesë e jona nuk do has në vesh të shurdhër dhe drejtësia do bie në vend”, tha ai.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj tha se komuniteteve jo shumicë ju kanë ofruar ndihmë juridike falas.

Ai tha se në bazë të gjetjeve të tyre, përafërsisht janë 10 mijë vota që kanë kaluar nga komuniteti serb tek dy partitë të komunitetit jo shumicë.

Ehat Miftaraj nga IKD

“Qendra për ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi në kuadër të mandatit të saj ka ofruar ndihmë juridike falas për komunitet jo shumicë në Kosovë, për të cilat konsiderojmë që në bazë të ankesës që kemi përgatitur kemi shkelje të vullnetit të qytetarëve të komunitetit jo shumicë në Kosovë. Kemi një manipulim të orkestruar nga ana e Listës Serbe me disa parti politike boshnjake dhe rome. Në bazë të asaj që kemi gjetur janë afërsisht 10 mijë vota që kanë kaluar nga komuniteti serb tek dy partitë të komunitetit jo shumicë. Në rend të parë e cenojnë rendin kushtetues dhe juridik në Kosovë por çka është më e rëndësishme e cenon rëndë legjitimitetin e përfaqësuesve të popullit që duhet ti përfaqësonin komunitetet jo shumicë në vend”, ka thënë Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori