LAJMI I FUNDIT:

Vota e Haxhi Shalës pro Qeverisë Hoti pritet të përfundojë në Kushtetuese

Vota e Haxhi Shalës pro Qeverisë Hoti pritet të përfundojë në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është duke e kontestuar zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Në Gjykatën Kushtetuese përveç votës së deputetit Etem Arifi, LVV-ja pritet ta dërgojë edhe atë të deputetit, Haxhi Shala.

Sipas tyre zgjedhja e shefit të ri të ekzekutivit është e pavlefshme dhe jo ligjore. E vetmja zgjidhje sipas partisë së Albin Kurtit, është që presidenti t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas vendimit të Kushtetueses.

Por, kjo nga monitoruesit e Kuvendit po shihet me mëdyshje, por nëse Kushtetuesja i jep të drejtë LVV-së, thonë se i gjithë procesi i votimit të Qeverisë Hoti, duhet të kthehet në pikën zero.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi thotë se kolegu i tij Arifi, është dënuar me vendim të prerë nga të gjitha instancat juridike në Kosovë. I njëjti i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të vendosë drejt dhe objektivisht për këtë rast.

“Në procesin e votimit kemi pasur pjesëmarrje të një deputeti që tashmë e ka humbur mandatin, meqenëse është dënuar me vendim të formës së prerë nga të gjitha instancat juridike të gjyqësisë në Kosovë. Rrjedhimisht mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës, ka humbur mandatin e deputetit të Kuvendit. Për këtë kjo votë është e pavlefshme, shtoje faktin se ka qenë votë vendimtare i gjithë procesi i votimit të qeverisë është i pavlefshëm. Prandaj ne mendojmë që menjëherë pas këtij interpretimi Gjykata Kushtetuese, vendos drejt dhe objektivisht e jo në mënyrë skandaloze siç ka vepruar në rastin e dekretit. Në bazë të nenin 82.2 presidenti detyrohet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, thotë ai.

Ky pretendim i Lëvizjes Vetëvendosje, për Albert Krasniqin nga “Demokracia Plus” është i paqëndrueshëm. Ai thotë se këto janë vetëm përpjekje e tyre për të denigruar dhe de-legjitimuar qeverinë e zgjedhur në Kuvend.

“Nuk ka asnjë hapësirë, kjo është çështje e mbyllur. Këto janë vetëm përpjekje të LVV-së për të denigruar dhe de-legjitimuar qeverinë e zgjedhur në Kuvend me shumicën e votave, ndonëse ishte minimumi. Është minimumi i nevojshëm për të zgjedhur qeverinë… Kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme ku ka ardhur në përfundim se e drejta për të garuar mund të merret vetëm me vendime plotësuese nga gjykata. Edhe jo siç është paraparë në Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme ku kandidatët që dënohen me burgim në tri vitet e fundit nuk mund të certifikohen. Ju kujtohet rasti me Zafir Berishën, ku gjykata kishte kthyer prapa një vendim të KQZ-së, dhe kishte kërkuar të ri-çertifikojë këta kandidatë. Ka qenë një gabim në atë kohë, por nuk mundet të bëhet asgjë tani për të mohuar të drejtën e zotëri Arifi për të garuar në zgjedhje. Atij mandati mund t’i humb vetëm në rast kur të shkojë të vuajë dënimin dhe nuk paraqitet më shumë se 6 muaj pa arsye në Kuvend”, tha ai.

Ndërkaq, nga organizata “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se nëse janë shterur të gjitha shkallët ku e dëshmojnë fajësinë e deputetit Arifi, mund të konsiderohet se vota e tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Kushtetuta e përcakton në rast që deputeti dënohet për vepër penale me burgim më tepër se 1 vit, atëherë mund t’i merret mandati. Në një situatë të tillë nëse përnjëmend janë shterur të gjitha shkallët në sistemin gjyqësor. Nuk ka ndonjë ankesë në shkallë të dytë, tretë apo Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave të njeriut nga pala e dënuar, këtë rast nga deputeti Arifi, atëherë edhe mund të konsiderohet se vota e tij është jo legjitime dhe jo ligjore në kundërshtim me Kushtetutën. Si pasojë e kësaj edhe mund të nxjerrët vendimi që vota e tij mund të jetë e pavlefshme”, thotë ai.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë̈ se edhe vota e Haxhi Shalës është̈ në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ai paralajmëroi se shumë shpejtë do të dërgojnë edhe këtë votë në Kushtetuese.

“Kushtetuta përcakton se deputeti është i lirë në votim, aty kemi të bëjmë me një pranim publik në një institucion siç është Kuvendi, ku vërtetohet ndikimi nga jashtë. Këtë gjë mbetet ta interpretojë gjykata”, thotë ai.

Por kjo votë për njohësin politik, Arton Demhasaj nuk është e kontestueshme, pasi deputeti Shala ka treguar se me vullnet të plotë po e voton Qeverinë Hoti. Sipas tij, në rast së Gjykata Kushtetuese vërteton ndryshe, votimi i ekzekutivit aktual mund të kthehet në pikën zero.

“Në një situatë të tillë kthehet zgjedhja e qeverisë në pikën zero. Caktohet një seancë e re dhe bëhet edhe një herë votimi i Qeverisë Hoti. Do të shihet sa vota do t’i marrë, por nuk besoj që mund të ketë skenarë të tjerë. Por pikëpyetja është kjo ‘nëse konsiderohet se vota e deputetit Arifi është e pavlefshme dhe Qeveria Hoti kthehet në zero’. Këtu është problemi se kush do të jetë kryeministri në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, deklaroi ai.

Deputeti nga komunitetet, Etem Arifi është dënuar me burgim me aktvendim të plotfuqishëm vitin e kaluar. Derisa ai nga radhët e Nismës, Haxhi Shala publikisht pranoi se si presidenti Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kanë bindur që të votojë për Qeverinë Hoti./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori