Bujqit i kanë korrë e vjelë disa prodhimeve bujqësorë për këtë vit, por shumica prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë.
Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi. Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e mangët.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci thotë se ekzekutimi i mjeteve financiare për bujqit është në proces, ngaqë sipas tij, janë duke u realizuar edhe kontrollet te fermerët.
Ministri Peci thotë se deri tani në xhirollogaritë bankare të fermerëve kanë dalë 30 milionë euro. Por, i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë së Kosovës, është rreth 100 milionë euro.
“Kanë dalë deri tash 30 milionë euro, ato janë në proces, janë duke u realizuar kontrollet dhe kompensimet. 8.9 milionë euro është shuma financiare që ka përfituar Rahoveci vetëm në vitin 2022, që do të rritën në 2023”, ka shpjeguar Peci.
Fermeri, Mirsad Mazreku thekson se ende nuk i ka marrë subvencionet. Kultivuesi i rrushit ka thënë se shuma e subvencioneve duhet të rritet, sepse kultura e rrushit kërkon shumë investime.
“Subvencionet ende nuk i kam marrë prej Ministrisë Bujqësisë. Kish qenë më mirë të kryhet pagesa më herët, sepse na duhet edhe ndihmë për investime në vreshta. Rrushi edhe vreshtar si kulturë është e vetmja që ka punë më së shumti prej të gjithave kulturave, sepse unë merrem edhe me patate e kultura tjera, por e vetmja kulturë që ka më së shumti punë është rrushi. Në lidhje me subvencione, e vetmja kulturë po ashtu është që nuk është bërë ngritja e subvencioneve. Të ishte kryer pagesa e subvencioneve më herët kish qenë ndihmë edhe me e madhe për bujqit. Mos pagesa e subvencioneve me kohë në muajin e tretë, që ne të investojmë ku duhet, sepse tash është sezoni që shesim dhe na u kishin gjendur pak”, tha Mazreku.
Edhe, fermeri, Shpend Haxhimustafa, tha se vonesa e subvencioneve po i shkakton shumë vështirësi edhe në kultivimin e produkteve bujqësore.
“Ende nuk i kemi marrë subvencionet, edhe pse deri tash ish dashtë t’i marrim. Kjo po na pengon edhe në punë, jemi në pritje të lëshohen, sepse kultivojmë gjashtë hektarë e gjysmë rrush”, tha Haxhimustafa.
Po ashtu, Anid Hoxha shpreh shqetësimin e tij për vonesën subvencioneve. Ai kërkon që subvencionet të dalin sa më shpejt.
“Ende nuk i kemi marr subvencionet këtë vit, dhe po presim prej institucioneve që të dalin sa më shpejtë, pasi kemi 7 hektarë e gjysmë rrush”, tha Hoxha.
Po ashtu, edhe pagesat për plehërimin dhe naftën nuk janë proceduar ende për bujqit. Për këtë, fermerët janë të obliguar të sjellin faturat si dëshmi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës