Vonesat për rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, për shkak të kushteve klimatike

Ndërtimi i Bulevardit “Bllagoja Toska” ka kapur një vlerë prej 50 milionë denarëve për shpronësimin të pronave dhe 45 milionë denarë për ndërtimin e të njëjtit. Gjatësia e bulevardit është 420 metra kurse gjerësia është 21 metra.
Vonesat për përfundimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, kanë detyruar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami që të realizojë një takim me përfaqësues të TAV-it dhe Ndërmarrjes që kryen punët në këtë bulevard. Takimi është zhvilluar gjatë ditës së enjte, prej nga komuna e Tetovës ka marrë premtim se nëse lejojnë kushtet klimatike do të përfundojë deri në fund të muajit maj. “Të enjten gjatë orëve të para të mëngjesit bashkë me kryetarin e komunës edhe kompaninë që i realizon punët edhe përfaqësues nga TAV kishim takim edhe ramë dakord që shumë shpejtë në një afat kohor Brenda këtij muaj eventualisht nëse ka kushte të vështira klimatike mund të zgjasë edhe një muaj , nëse nuk ka në fund të këtij muaj do përfundoj gjithçka edhe do të jetë i lëvizshëm për këtë muaj”, thotë Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Përfundimi i bulevardit “Bllagoja Toska” ishte premtuar disa herë se deri në vjeshtën e vitit të kaluar do të përfundojë, por u shfaqën shumë pengesa. Fillimisht kishte pengesa gjatë realizimit të punëve për shkak të rrjeteve nëntokësore të rrymës elektrike dhe gypave të ujësjellësit. Krahas kësaj, kur pritej gjithçka të shkojë sipas parashikimeve, dolën problemet me shtëpinë që duhej të rrënohej. Derisa u pastrua problemi me këtë shtëpi, u humb shumë kohë. Një problem në vete kanë qenë edhe kushtet klimatike. “ Problem kanë qenë kushtet klimatike e dimë që ka pasur të reshura të shiut , ka pasur problem edhe me palët edhe pse ekspoprimi ka përfunduar kanë dalë në teren dhe kanë penguar kompaninë në realizimin e punëve ku jemi detyruar ne si institucion komunë të kërkojmë nga sektori për punë të brendshme të kërkojnë palët edhe të vazhdojë punimet kompania private”, deklaroi Besar Durmishi.
Ndërtimi i bulevardit “Bllagoja Toska” ka kapur një vlerë prej 50 milionë denarëve për shpronësimin të pronave dhe 45 milionë denarë për ndërtimin e të njëjtit. Gjatësia e bulevardit është 420 metra kurse gjerësia është 21 metra. Nga Komuna e Tetovës, kanë paralajmëruar se mënjëherë pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të bulevardit “Bllagoja Toska”, menjëherë do të fillohet me fazën e dytë, respektivisht me vazhdimin e ndërtimit të këtij bulevardi nga Shkolla e Mesme Tekstile e deri tek bulevardi i “Ilindenit”.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja