LAJMI I FUNDIT:

Vonesa në emërimin e anëtarëve të KQZ-së, partitë politike tregohen të papërgjegjshme

Vonesa në emërimin e anëtarëve të KQZ-së, partitë politike tregohen të papërgjegjshme

Plotësimi i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e partive politike, ende nuk ka përfunduar.

Disa nga partitë politike ende nuk i kanë dorëzuar te presidenti, emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së, edhe pse anëtarëve aktualë u ka përfunduar mandati.


Zyra e Presidentit në një përgjigje për Telegrafin, ka konfirmuar se ende nuk i ka pranuar të gjitha propozimet për anëtarë të KQZ-së nga partitë politike.

“Zyra e Presidentit nuk i ka pranuar ende të gjitha propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga subjektet e përcaktuara me ligj. Kurse, propozimet që i kemi pranuar tashmë janë në fazën e kompletimit me dokumentacionin shtesë të nevojshëm, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Në ditët e ardhshme do të merren vendimet lidhur me këto propozime”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Telegrafi nga burime brenda koalicionit qeveritar ka mësuar se PAN-i ende nuk i ka dërguar propozimet për anëtarë të KQZ-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se presidenti është ai që duhet të bëjë kërkesën që partitë pastaj të dorëzojnë emrat.

“Sipas Kushtetutës, presidenti është ai që duhet të kërkojë nga Grupet Parlamentare që t’i dërgojnë emrat. Pa bërë kërkesë presidenti partitë politike nuk mund t’i dërgojnë emrat, dhe jo vetëm ne por asnjë grup parlamentar ende nuk ka dërguar emrat për anëtarë të KQZ-së”, u shpreh Sherifi.

Edhe në subjektin më të ri politik, Partinë Socialdemokrate, kanë deklaruar se janë në pritje të kërkesës nga ana e presidentit.

“Sipas Kushtetutës është e rregulluar që 6 grupet më të mëdha parlamentare përfaqësohen në KQZ. Proceduralisht duhet që Presidenti të ju dërgojë letër grupeve parlamentare dhe pastaj grupet parlamentare të dërgojnë emrat. Si PSD, ende nuk kemi pranuar letër nga Presidenti. Jemi në pritje të kësaj letre, që më pas të mund ta dorëzojmë edhe emrin e përfaqësuesit tonë”, ka thënë për Telegrafin, Shkodran Hoti, zyrtar për informim në PSD.

Mirëpo, po del të jetë e kundërta, pasi që siç ka mësuar Telegrafi, presidenti Hashim Thaçi ka kohë që u ka dërguar kërkesën partive politike.

Këtë e konfirmon edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka bërë të ditur se i ka dorëzuar emrat e anëtarëve që do ta përfaqësojnë këtë subjekt në KQZ.

“Po Lëvizja i ka dorëzuar emrat në KQZ dhe ata që do të përfaqësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në KQZ janë: Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala”, ka thënë për Telegrafin, Arlind Manxhuka nga zyra për media e VV-së.

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga tri partitë e tjera PDK, AAK dhe LDK, mirëpo të njëjtat nuk kanë kthyer përgjigje.

Kurse në nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës thuhet kështu: ” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
2. Komisioni përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë.

3. Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e emëron Presidenti i Republikës së Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me juridiksion apeli.

4. Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë. Një (1) anëtarë emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb të Kosovës dhe tre (3) anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori