LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen i përgjigjet kërkesave të Trumpit

Von der Leyen i përgjigjet kërkesave të Trumpit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa duhet të pranojë një “mentalitet urgjence” kur bëhet fjalë për sigurinë dhe njoftoi se ka ndërmend të lehtësojë rregullat strikte të borxhit për të mundësuar shtetet evropiane të rrisin investimet në mbrojtje.

Ajo dëshiron që rregullat e borxhit të zbuten që anëtarët të mund të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

“Ky do t’u mundësojë shteteve anëtare të rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen”, tha Von der Leyen në një konferencë për sigurinë në Munih.


"Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë", Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka një 'thirrje zgjimi' për Evropën
Lexo po ashtu "Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë", Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka një 'thirrje zgjimi' për Evropën

Sipas rregullave aktuale, deficiti buxhetor nuk duhet të kalojë 3 për qind, ndërsa borxhi publik 60 për qind të GDP-së.

“Ne duhet të pranojmë këtë mentalitet urgjence” që patëm kur siguruam vaksina për coronavirusin, theksoi kryetarja e ekzekutivit të BE-së, shkruan politico.

Sipas saj, blloku aktualisht shpenzon rreth 2 për qind të GDP-së për mbrojtje dhe vitin e kaluar rriti shpenzimet nga 200 në 320 miliardë euro.

“Por do të duhet ta rrisim këtë ndjeshëm. Një rritje nga 2 në 3 për qind do të thotë qindra miliarda euro investime të reja”, tha Von der Leyen dhe njoftoi investime më të mëdha nga fondet e përbashkëta, duke përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve, e cila sipas rregullave aktuale nuk mund të financojë projekte ushtarake.

Duke folur për Ukrainën, ajo theksoi se Evropa, e cila i ka ndihmuar këtij vendi me 130 miliardë euro deri tani, mund të sigurojë paqe të përhershme së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump.

Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj
Lexo po ashtu Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Përgjigjur në njoftimin e Trump për vendosjen e tarifave ndaj Bashkimit Evropian, Von der Leyen theksoi se luftërat tregtare nuk kanë kuptim dhe tarifat godasin njerëzit nga të dyja anët e Atlantikut.

“Tarifat e paarsyeshme për BE-në nuk do të mbeten pa përgjigje. Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur interesat tona dhe për të mbrojtur konsumatorët tanë. Ne duam një marrëveshje që është e mirë për të gjithë”, tha ajo. /Telegrafi/