LAJMI I FUNDIT:

Volvo S90 do të përditësohen vetëm në pjesën e brendshme

Volvo S90 do të përditësohen vetëm në pjesën e brendshme

Ndryshimet në pjesën e jashtme të kësaj makine, do të jenë shumë të lehta

Gjenerata e tanishme e Volvo S90 është lansuar më 2016 dhe duket mjaft e freskët, andaj për modelin e ri duhet të pritet edhe një kohë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ndryshimet për fazën e mesme, janë gjithnjë të domosdoshme dhe prodhuesi suedez ka nisur përgatitjet. Këto janë parë te një makinë e modelit S90, që kishte shtresa të lehta kamuflazhi, pasi ndryshimet në pjesën e jashtme nuk pritet të jenë të mëdha.

Vetëm brendia do të pësojë përditësime, si shtimi i fuqisë ashtu edhe i nivelit të teknologjisë, që do ta bëjë shumë më të lehtë në vozitje. Motori i ri hibrid T8 Twin, do të prodhojë deri në 400 kuaj fuqi, ndërsa në frena do të aplikohet sistemi që e ruan energjinë.

Ky sistem që është i ngjashëm me makinat nga F1, mundëson që energjia e cila ruhet gjatë frenimit, të përdoret më pas në fuqizimin e baterive.

Sistemi i infoteitment, që është përdorur në modelet e fundit të Volvo, pritet të integrohet edhe në S90 dhe të ofrojë mundësi shumë të mira. /Telegrafi/