LAJMI I FUNDIT:

Volvo krijoi kamionin e parë vet vozitës (Video)

Volvo krijoi kamionin e parë vet vozitës (Video)

Në këtë kamion, as që ka hapësirë të hyjë shoferi

Për një kohë të gjatë, Volvo është duke punuar në vetura vet vozitëse, ndërsa tani ka krijuar një kamion shumë të fuqishëm, transmeton Telegrafi. Vera quhet kjo makinë, në të cilën nuk ka as hapësirë për shofer, ndërsa mund të lëvizë vet edhe nëpër rrugë me trafik të zakonshëm.


“Tani e kemi mundësinë ta zhvillojmë modelin Vera, që në të ardhmen ta përdorim edhe për angayhime tjera” ka thënë Mikael Karlsson, zëvendës president i Autonomus Solutions në Volvo Trucks.

Deri më tani, Volvo është duke bashkëpunuar me DFDS, për t’ju bartur mallrat nga magazinat deri në portin e Gothenburg të Suedisë. Kamioni nuk mund të lëvizë mbi 40 kilometra në orë, mirëpo kjo mund të ndryshojë dhe në rritet në të ardhmen.

Zyrtarë të kompanisë Volvo, nuk kanë bërë të ditur se kur Vera mund të fillojë angazhimet e para, por pritet të ndodhë mjaft shpejtë. /Telegrafi/