LAJMI I FUNDIT:

Volvo 360c do ta ndryshojë përgjithmonë mënyrën e udhëtimit (Foto)

Volvo 360c do ta ndryshojë përgjithmonë mënyrën e udhëtimit (Foto)

Me anë të këtyre veturave tërësisht autonome, Volvo pretendon se do të zëvendësojë udhëtimet e shkurtra me aeroplanë

Gjatë javëve të fundit, prodhuesi suedez është duke e testuar një model misterioz, transmeton Telegrafi.


Pasi që po e mban në tërësi të plotë, është menduar të jetë tërësisht autonom dhe shumë futuristik.

Ashtu edhe del të jetë, pasi 360c është makinë elektrike komplet vetëvozitëse, me enterier që nuk është parë te veturat tjera.

Në të njëjtën kohë, është formë e re transporti, me të cilën do zëvendësohen udhëtimet e shkurtra me aeroplanë.

“Koncepti 360c eksploron makinën e së ardhmes së afërt, kur hapësira e shoferit shfrytëzohet për diçka më të rëndësishme. Brenda do të ketë mundësi të shumta, me komoditet të lartë”, ka thënë zëdhënësi i Volvos, Marten Levenstam.

Për të ilustruar se si do të duket ky AV, janë shpërndarë edhe disa pamje të mundësive të enterierit. /Telegrafi/