LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do ta sjellë një prej makinave me të rëndësishme (Foto)

Volkswagen do ta sjellë një prej makinave me të rëndësishme (Foto)

Me tri versione të baterisë, që mbushet shumë shpejtë

Brenda një kohe të shkurtër, Volkswagen do ta sjellë ID.3, që është një prej makinave më të rëndësishme të kompanisë, ndërsa do të jetë në dispozicion si SUV dhe furgon, transmeton Telegrafi. Para porositë kanë filluar vetëm për tregun evropian, teksa sistemi operativ i VW po e ka problem, t’i përballojë kërkesat e shumta të klientëve.


Deri më tani, ka pasur mundësi të mendohet dukja që do të ketë, fal shpërndarjes së fotografive nga Volkwagen, teksa tani janë dhënë specifika si kapaciteti i baterisë dhe mundësia e mbushjes. Raportohet se do të hyjë në prodhim para përfundimit të vitit, ndërsa mendohet se mund të prezantohet gjatë këtij viti, ndërsa mund të lansohet më 2020.

Modeli ID.3 do t’i ketë tri versione të baterisë WLTP, me më të fuqishmin që arrin deri në 550 kilometra autonomi. Bateria tjetër do të mund të kalojë 490 kilometra me një mbushje, derisa bateria më e vogël e ka kapacitet prej 450 kilometrash.

Sikur këto të jenë të vërteta, atëherë ky Volkswagen ID.3 do të jetë një rival i fuqishëm me Chevy Bolt, Kia Nero EV, Hyundai Kona EV dhe Tesla Model Y.

Konfirmohet se 70 për qind të kapacitetit mund ta mbajë për tetë vjet, apo për 160 mijë kilometra. Sistemi i mbushjes prej 125 kW, është më i fuqishmi se të gjitha modelet nga linja ID.

Udhëtimi prej 800 kilometrash, Volkswagen thotë se kjo makinë mund ta kalojë me dy mbushje, ndërsa nëse mbushet për vetëm 30 minuta, mund të lëvizë për 260 kilometra tjera. /Telegrafi/