LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen planifikon ta sjell modelin Atlas edhe në Evropë (Foto)

Volkswagen planifikon ta sjell modelin Atlas edhe në Evropë (Foto)

Kompania gjermane ka bërë të ditur se do ta prodhojë makinën me shtatë ulëse, vetëm për tregun e Shteteve të Bashkuara, por tani ka ndryshuar planet.

Duke marrë parasysh që Atlasi – që është shumë i gjerë dhe i gjatë – nuk pëlqehet shumë nga evropianët të cilët duan makina më të vogla, është konsideruar që kjo veturë të mos shitet në Evropë, transmeton Telegrafi. Mirëpo, me kërkesën në rritje që ky VW të shitet edhe në vende tjera, është vendosur që të shitet edhe në kontinentin e vjetër.


“Rrugët e Gjermanisë, Italisë dhe Francës janë më shumë për Taureg, por po shohim interesim edhe për Atlas. Askush nuk iu ndalon ta blejnë, por të mendojnë së pari si do ta fusin në garazh”, ka thënë Elmar-Marius Licharz, që është zyrtar i lartë i kompanisë.

Me këtë ndryshim planesh, po mendohet se ky SUV nuk është pëlqyer edhe aq nga amerikanët, andaj është menduar të jetë edhe një treg i dytë në rast dështimi. /Telegrafi/

volkswagen-planifikon-ta-sjelle-modelin-atlas-edhe-ne-evrope-foto-2

volkswagen-planifikon-ta-sjelle-modelin-atlas-edhe-ne-evrope-foto-3

volkswagen-planifikon-ta-sjelle-modelin-atlas-edhe-ne-evrope-foto-4

volkswagen-planifikon-ta-sjelle-modelin-atlas-edhe-ne-evrope-foto-5

volkswagen-planifikon-ta-sjelle-modelin-atlas-edhe-ne-evrope-foto-6

volkswagen-planifikon-ta-sjelle-modelin-atlas-edhe-ne-evrope-foto-7