LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen mund të jetë duke punuar në fshehtësi për një makinë të re sportive

Volkswagen mund të jetë duke punuar në fshehtësi për një makinë të re sportive

Në bazë të aplikimit për patentë, mund të thuhet se po punohet në fshehtësi për një makinë të re

Deri më tani, Volkswagen që është koncentruar shumë në makinat që mbushen me rrymë, ka sjellë disa modele që janë treguar shumë të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Modeli ID.R me 670 kuaj fuqi, ka arritur rekord në Nurburgring, derisa tejkaloi çdo rekord në Goodwood Hillclimb.

Kjo makinë shënoi rekord në Pikes Peak Internatinal Hill Climb, duke ia tejkaluar mbajtësit të mëparshëm të rekordit për 16 sekonda më shpejtë.

Për ta shënuar këtë arritje, Volkswagen Group America, ka vendosur të aplikojë për një patentë të re në United States Patent and Tardemak Office.

Bëhet e ditur se në aplikim, është regjistruar një makinë e re e quajtur “Pikes Edition”, derisa nuk bëhet e ditur për cilën makinë po punohet.

Por, mendohet se Volkswagen është duke punuar në një makinë të re sportive, që është e fokusuar për pista dhe ka përformacë të lartë.

Tashmë dihet se Golf GTI është gati për lansim, por nuk besohet se gjenerata e tetë e këtij modeli, të ketë edhe një version si Pikes Edition.

Ky version, pritet të jenë pjesë e ndonjë prej modeleve nga linja ID. dhe të jetë shumë sportiv, me përformancë të lartë, si dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/