LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Jetta R mund të lansohet së shpejti (Foto)

Volkswagen Jetta R mund të lansohet së shpejti (Foto)

Gjithçka mund të pritet në bashkëpunimin mes Jetta dhe Golf

Derisa shumica e prodhuesve e shfrytëzuan Chicago Auto Show, për të prezantuar SUV dhe makina për terrene të vështira, Volkswagen u prezantua me një sedan sportiv që është Jetta GLI, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e gjashtë e kësaj makine, është shumë e kompletuar, ndërsa ndanë shumë elemente me Golf GTI.

Zyrtarët e prodhuesit gjerman, gjata panair në Çikago kanë thënë se do të ketë edhe bashkëpunime tjera mes Jetta dhe Golf, duke përmendur një Jetta R.

“Kurrë mos thuaj kurrë” ka thënë Derick Hatami, zëvendës president i Volkswagen, kur është pyetur nëse mund të prodhohet dhe të lansohet së shpejti modeli Volkswagen Jetta R.

Duke folur për planet e së ardhmes, Hatami ka thënë se do të ketë një Mickrobus elektrik, në një të ardhme jo të largët, kohë në të cilën, nuk pritet edhe versioni elektrik i Beetle. /Telegrafi/