LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen bën të ditur dukjen dhe emrin e “zëvendësit” të modelit CC (Foto)

Volkswagen bën të ditur dukjen dhe emrin e “zëvendësit” të modelit CC (Foto)

Kohë më parë, kompania Volkswagen ka bërë të ditur se do ta heq nga prodhimi veturën CC, pa thënë se do ta kthejë sërish apo do ta zëvendësojë.

Mirëpo, tani me anë të një skice, ka treguar se kjo makinë do të rikthehet me shumë ndryshime, transmeton Telegrafi.


Siç mund të shihni nga fotografitë e postuar më poshtë, është një veturë shumë elegante dhe luksoze, megjithëse CC konsiderohej si vetura më e bukur e kompanisë gjermane.

volkswagen-ben-te-ditur-dukjen-dhe-emrin-e-zevendesit-te-modelit-cc-foto-2

volkswagen-ben-te-ditur-dukjen-dhe-emrin-e-zevendesit-te-modelit-cc-foto-3

Kjo makinë do të emërohet Arteton dhe do të jetë pjesë e “gjuhës së re dhe progresive të dizajnimit”, të cilën po e praktikon VW. Megjithëse pamja e jashtme nuk ka dalë shumë nga prodhimet e mëhershme, ky version mund të krahasohet me Audi A7 dhe BMW 4 Series GC. /Telegrafi/