LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Arteon që prezantohet pas dy javësh do të ketë pamje shumë mbresëlënëse

Volkswagen Arteon që prezantohet pas dy javësh do të ketë pamje shumë mbresëlënëse

Pamja e Arteon të ri që prezantohet pas dy javësh, do të jetë mbresëlënëse dhe me shumë stil

Kur Volkswagen bëri të ditur se do ta prezantojë Arteon të ri më 24 qershor, shfaqi edhe dizajnin e ekzagjeruar të kësaj makine, që kishte rrota gjigante dhe kulm shumë të rrafshët, transmeton Telegrafi.


Duke u bazuar në këtë dizajn, Nikita Chyuoko nga studio Kolsea e ka imagjinuar se si do të duket ky model i ri dhe mund të thuhet se do të ketë pamje shumë mbresëlënëse, nëse prodhohet në këtë formë.

Sikur gjenerata e tetë e Volkswagen Golf edhe në Arteon të ri janë vënë dritat e ngushta LED, që përshtaten me pjesën e përparme të makinës. Meqë është bazuar në tërë linjën R, ka edhe grill gjigant dhe hapësira për hyrjen e ajrit.

Ndryshime më të mëdha, pritet të jenë në brendi, pasi Volkswagen ka bërë të ditur se do t’ia rritë teknologjinë, për ta bërë kabinën shumë më të mirë. /Telegrafi/