LAJMI I FUNDIT:

Vokswagen konfirmon se Atlasi i ri do të ketë ndryshime (Foto)

Vokswagen konfirmon se Atlasi i ri do të ketë ndryshime (Foto)

Hinrich Woebcken që është një nga drejtuesit e kompanisë Wolkswagen, ka bërë të ditur se Atlasi i ri do të ketë ndryshime.

Gjatë prezantimit zyrtarë të Mk 7 Jetta, ai ka njoftuar grupin e gazetarëve se janë duke punuar në versionin e ri, që do të lansohet së shpejti, transmeton Telegrafi.


“Atlas nuk mund të mbetet kështu si është, ndërsa do të zgjerohet si familje”, ka thënë shkurt Woebcken, pa dhënë asnjë detaj shtesë.

Pritet që ky model të zgjerohet në masë të madhe, ndërsa ndryshimet pritet të jenë në sistemin e funksionimit dhe rritjes së lehtësirave teknologjike. /Telegrafi/