Aktorja dhe këngëtarja Dove Cameron, e njohur për rolin e saj në serialin e Disneyt "Descendants" dhe Damiano David, vokalisti i grupit italian "Maneskin" dhe fitues i Festivalit të Këngës Eurovision 2021, janë fejuar pas dy vitesh lidhje.

Sipas TMZ, çifti u pa në Sydney, Australi, ku Cameron mbante një unazë diamanti, duke shkaktuar thashetheme për fejesë.


Fotot e çiftit u bënë shpejt virale në rrjetet sociale dhe megjithëse përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar, TMZ pretendon se është një unazë fejese.

Cameron (29 vjeçe) dhe David (26 vjeçar) u fotografuan duke ecur dorë për dore.

Lidhja e çiftit të famshëm filloi në vitin 2023, kur Cameron u pa në një koncert të grupit Maneskin në New York.

Pas kësaj, çifti u panë bashkë gjithnjë e më shpesh, dhe e konfirmuan romancën e tyre në shkurt të vitit 2024 duke u shfaqur së bashku në tapetin e kuq në galanë para-Grammy të Clive Davis.

Dove më parë ishte e fejuar me Ryan McCartan, me të cilin ishte në një lidhje nga viti 2013 deri në vitin 2016. /Telegrafi/