LAJMI I FUNDIT:

“The Voice Australia” shënon rritje të madhe të shikueshmërisë – renditet si ngjarja e dytë më e shikuar në kontinent pas Lojërave Olimpike

“The Voice Australia” shënon rritje të madhe të shikueshmërisë – renditet si ngjarja e dytë më e shikuar në kontinent pas Lojërave Olimpike
Foto: Rita Ora/Instagram

“The Voice Australia” është aktualisht ndër emisionet më të ndjekura në kontinentin australian.

Konkursi i këndimit tërhoqi 1.066 milion shikues të martën, duke e bërë atë shfaqjen argëtuese më të shikuar të natës, shkruan DailyMail.

Kjo shënoi natën e tretë radhazi që programi kishte sjellë më shumë se një milion shikues në pesë qytetet kryesore – Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.


Në të kundërt, Australian Survivor i Channel 10 kishte një audiencë prej 664,000 shikuesish në orarin 7:30 pasdite, duke mposhtur “The Nine’s The Block” i cili kishte 634,000 shikues.

Episodi i dytë i “The Voice” kishte regjistruar 1,162,000 shikues të hënën.

Nuk iu kthye asnjë karrige, konkurrenti i "The Voice Australia" nuk i reziston Rita Orës - zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj
Lexo po ashtu Nuk iu kthye asnjë karrige, konkurrenti i "The Voice Australia" nuk i reziston Rita Orës - zhvishet dhe fillon të bëjë vallëzim provokues para saj

Por ishte premiera e sezonit të së dielës që me të vërtetë tronditi valët e televizorit, duke shënuar nisjen e saj më të madhe në pesë vjet me 1.33 milion shikues në kryeqytetet.

Foto: The Voice Australia/Instagram

Kjo shifër u rrit në 1.91 milion në shkallë vendi, kur u përfshinë shikuesit rajonalë.

“The Voice Australia” pothuajse dyfishoi audiencën e shfaqjes “The Block” (747,000 shikues) të dielën, dhe gjithashtu la prapa “Survivor Australian” (609,000).

“The Voice Australia” organizohet nga Sonia Kruger këtë vit, dhe paneli i tij i jurisë përfshin emrat e njohur si: Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban.

Foto: Channel Seven

Shfaqja pati një epërsi të fortë pas dy javësh të mbulimit të Lojërave Olimpike të Tokios në Channel Seven, e cila pa që rrjeti arriti një përqindje të lartë të audiencës.

"Reagimi më i mirë ndonjëherë", australianët e shpallin Rita Orën "qytetare nderi" pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional
Lexo po ashtu "Reagimi më i mirë ndonjëherë", australianët e shpallin Rita Orën "qytetare nderi" pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

“The Voice” gjithashtu ishte promovuar në mënyrë agresive gjatë Olimpiadës.

Sezoni i ri ka një buxhet më të vogël dhe format më të thjeshtë në krahasim me vitet e mëparshme.

Foto: Channel Seven

Channel Seven uli kostot e prodhimit në 20 milionë dollarë, me gjysmën e asaj që thuhet se është shpenzuar për pagat e trajnerëve të spektaklit.

Channel Seven fitoi të drejtat për “The Voice Australia” pasi Nine nuk arriti të rinovojë kontratën e saj vitin e kaluar pas nëntë sezoneve. /Telegrafi/

Foto: Channel Seven

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori